Trajneri Nevil Dede, ka komentuar fitoren e Vllaznise ndaj Kukesit, ne emisionin “Skaner” ne MCN TV. Dede u shpreh kete sezon priste me shume nga kuqeblute. Ne analizen e tij, Dede tha se Vllaznia pa entuziasmin e tifozeve, nuk ben dot futbollin qe beri vjet. Ai tregoi edhe diferencat mes dy sezoneve te fundit.

“E kam thene shpesh dhe do vazhdoj te mbaj bindjen time, ashtu siç une e shoh nga jashte. Ne gjykimin tim, Vllaznia pa entuziasmin e tifozeve dhe pa entuziasmin brenda skuadres, nuk ben dot futbollin qe beri vjet.

Ka lene shume per te deshiruar sivjet, ne krahasim me vjet, pavaresisht investimeve. Vllaznia ka investuar me shume se nje vit me pare.

Çfare ka prodhuar Vllaznia sivjet, nuk eshte e njejta me vjet. Vjet, ka pasur shume entuziasem. Entuziasmi i ka munguar edhe nga vete tifozeria, edhe nga vete skuadra brenda. Domethene, ne disa momente ndizej, ishte shume e bukur, sic e fitoi ndeshjen e fundit.

Ndeshjen me Kukesin e fitoi vetem fale entuziasmit ne “Loro Boriçi”. Ne “Loro Boriçi”, Vllaznia ka deshtuar me shume skuadra te tjera brenda ne fushen e vet, sepse i ka munguar entuziasmi i njerezve”,-tha gjate prononcimit te tij, trajneri i Erzenit, Nevil Dede.
Maringlen ZHIVANI