Diten e sotme është zhvilluar etapa e dytë e kupes “Agim Tafili”, ajo në drejtim të Pukës e kthim dhe këtë herë dominimi I shkodranëve ka qenë edhe më I madh se diten e djeshme.

Kjo sepse tre çiklistë të Vllaznisë, Bruno Kola, Astrit Kronaj dhe Gjergj Zefi janë shkëputur nga të tjerët dhe kane zene te tre vendet e podiumit.

Ata jane shkeputur ne kthim dhe kane pedaluar te vetem duke u shpallur fitues te kesaj etape.

Ndersa me senioret, i pari eshte renditur Marolino Hoxha i Apolonise, ne te dytin Kristel Sota po i ketij ekipi dhe ne te tretin, Ridvan Tafili i Teutes.

Pas përfundimit të garës, është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të kupave për fituesit e saj.

Në të përveç drejtuesve të Federatës dhe familjarëve të Agim Tafilit, ka marrë pjesë edhe kryebashkiakja Voltana Ademi që ka përgëzuar pjesmarrësit në këtë kupë.

Çiklistët e Vllaznisë në këtë mënyrë, kanë dominuar në të dy garat e zhvilluara këtë vit dhe padyshim që ky është një tregues se ata janë në rrugë të mbarë për kthimin e periudhës së artë të vëllezërve Tafili, Sykës e sportistëve të tjerë të talentuar të Vllaznisë në vite.

www.shkodrasport.com