Migen Memelli largohet përfundimisht nga Skënderbeu. Tekniku 41-vjeçar pas humbjes së djeshme 0-1 nga Dinamo në Korçë deklaroi se do të largohej nga skuadra, ndërsa ditën e sotme është takuar me presidentin Takaj.

Duke parë ecurinë jo të mirë dhe 12 ndeshje pa fiture, presidenca korçare ka pranuar largimin e Memellit dhe tashmë do të nisë kërkimet për gjetjen e një tjetër trajneri.

Aktualisht pas 24 javësh, Skënderbeu renditet në vendin e fundit me 17 pikë dhe misioni është mbijetesa në Superligë.

Memelli firmosi me skuadrën korçare në shkurt të vitit të kaluar dhe arriti të shpëtonte ekipin nga rënia, ndërsa këtë sezon pas krizës së rezultateve ka vendosur që të largohet përfundimisht.