Dalin pamjet e para të Lionel Mesit me fanellën e PSG. Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaqet argjentinasi teksa po bën gati videon e prezantimit në klubin e tij të ri.

Mesi shihet i veshur në këtë video me fanellën me numrin 30, teksa provon disa xhonglime në fushë, para se të largohet në ambientet e brendshme të stadiumit “Parc Des Princes” që tashmë do të jetë shtëpia e tij.

Pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi, pasi filmimi i pamjeve të tilla tregon se firma është hedhur në kontratë dhe ka përfunduar çdo lloj burokracie që pengon prezantimin e tij si futbollisti i ri i parisienëve.