Kualiteti i Paulo Dybala është i jashtëzakonshëm dhe te Juventusi presin shumë nga lojtari argjentinas. Sidomos Alex Del Piero, numrin e të cilit mban mbi fanellë. Ish-kapiteni e vlerëson 26-vjeçarin dhe e nxit të mos i vendosë limite vetes.

Një futbollist mund të përmirësohet gjithmonë dhe kjo është ajo që kërkon idhulli i popullit juventin nga Dybala. Në një prononcim për Gazzetta dello Sport, Del Piero karikon një nga lojtarët e tij të preferuar dhe pasardhësin e numrit 10 te “Zonja e Vjetër”.

“Një lojtar me kaq aftësi dhe kaq cilësi, shtoj edhe pjekurinë që ka, duhet të japë më shumë.

Paulo nuk duhet t’i vendosë limite vetes, duhet të pushtojë botën në të ardhmen. Ndodhet në mes të karrierës, rrugëtimi i tij i vërtetë sapo ka nisur dhe do të jetë akoma më i bukur, natyrisht gjithmonë me fanellën bardhezi mbi supe”, deklaron Del Piero. /abcnews/