Pak ditë më parë kemi shkuar për një inisiativë shumë interesante të një mësueseje të edukimit fizik e cila përmes rrjeteve sociale shpërndante video ku shfaqej duke bërë ushtrime të ndryshme, për t’u ardhur në ndihmë nxënësve të saj dhe jo vetëm atyre, për të mbajtur trupin në formë në këto ditë të qëndrimit në shtëpi.

E kemi fjalën për Ankela Carën që në fakt përveç rrethit të saj të punës e shoqërisë, nuk është se e njohin shumë në Shkodër, por ajo çfarë ajo bën, është vërtetë për t’u vlerësuar dhe përgëzuar.

Mësuese e edukimit fizik në shkollën 9 vjeçare “Ali Laçej”, instruktore paletre për aerobi, cardio dhe zumba për grupmosha të ndryshme dhe po ashtu edhe instruktore personale në palestër dhe natyrë. 42 vjeçarja nga ana tjetër merret edhe me një sport të veçantë- poëerlifting dhe është kampione Shqipërie.

Por për të mësuar më tepër në lidhje me Ankelën, “Shkodra Sport” ka zhvilluar një intervistë me të dhe njëkohësisht nga nesër do të nisim postimin e disa videove të saj, me të cilat ajo do t’ u thotë të gjithë ndjekësve të saj por edhe lexuesve tanë se si të ruajnë formën fizike gjatë kësaj periudhe, por edhe më pas.

– Ankela, çfarë është kjo ide për të zhvilluar ushtrime për t’u ardhur në ndihmë njerëzve që po qëndrojnë në shtëpi gjatë kësaj periudhe?

– Nuk mund ta perkufizoja si ide. Ajo çfare une bej, eshte paraqitja e punes dhe pasionit tim me te madh, te cilin kam kenaqesine ta ndaj me te tjeret permes rrjeteve sociale.

– Sa efekt ka bërë kjo ide dhe a ka reagime nga ndjekësit tuaj?

– Nga komentet dhe mesazhet qe marr nga frekuentuesit e klasave dhe njerezit qe une stervis dhe jo vetem, them qe luaj rolin e shtyses drejt ndergjegjesimit dhe kujdesit ndaj trupit e mendjes njekohesisht, gjate kesaj periudhe karantinimi.

Ndikimin apo efektin e ushtrimeve te mia e shoh pozitiv perderisa njerezit jane te interesuar dhe te perkushtuar duke mi pasqyruar me video ekzekutimin e planeve te mia stervitore qe une pergatis.


– Çfarë lidhje keni me sportin përveçse si mësuese e edukimit fizik?

– Pervec profesionit te mesueses se edukimit fizik, shendet dhe sporte, ushtroj dhe profesionin si instruktore qe ne vitin 2009 me klasa te ndryshme si aerobi, cardio dhe zumba si dhe jam trajnere personale ne palester dhe jashte saj. Perpos lidhjes time profesionale me stervitjen dhe sportin, nuk mund te le pa permendur ate emocionale, e cila eshte çelesi kyç i suksesit qe kam arritur deri me sot dhe do arrij ne te ardhmen.

– A kanë dëshirë shkodranët të stërviten?

– Po, deshira e tyre sa vjen dhe rritet dita-dites.

– Jeni kampione në powerlifting. Çfarë është ky sport dhe pse ju ka lindur ky pasion për këtë sport?

– Powerlifting esht sporti i forces dhe une kam marre pjese ne kampionatin kombetar ku fitova vendin e pare per peshen -63kg me 9 prova te suksesshme dhe u shpalla kampione. Ai eshte nje sport te cilin ma sugjeroi nje mik i imi H.Hysa i cili dalloi tek une aftesi per kete sport dhe me ndihmen e peshngritesit S.Xhepa si dhe me perkushtim 100% ne stervitje ia dola me sukses te triumfoj.

– Cila është këshilla juaj për shkodranët në lidhje me sportin?

– Keshilla ime per shkodranet dhe jo vetem eshte te bejne nje jete sa me te shendetshme dhe me kete nenkuptoj:

* Planifikimin e nje regjimi ditor (24 ore) per çdo lloj moshe apo kategorie njerezish te cilet qendrojne ne shtepi apo ato qe i dedikohen punes dhe studimeve. Plus kesaj:

• Te konsumojne ushqim te shendetshem

• Te pakten 45 minuta – 1 ore te bejne aktivitet fizik sipas mundesive ne shtepi, natyre apo palester

• Plotesimin e oreve (sipas grupmoshave) te gjumit naten.

• Si dhe argetimin 2 here ne muaj me sportin apo lojen e tyre te preferuar si not, volejboll, tenis, futboll, basketboll etj.
© shkodrasport.com