Erzeni mori një fitore aq shumë të kërkuar teksa mposhti Partizanin në ‘Air Albania’. Shijakasit i bëjnë vetes 3 pikë si dhuratë për Krishtlindje dhe marrin pak frymë deri në rikthimin e kampionatit. Pas ndeshjes, trajneri Alfred Deliallisi dha prononcimin e tij për MCN TV.

“Komplimentoj djemtë për stë që dhanë ndaj një kundërshtari shumë të vështirë. Ekipi kampion në fuqi. Ndeshje e studiuar më së miri. Goli i pësuar ishte aksidentalisht, çdo gjë ishte e kontrolluar në sinkron. Në momentin që nuk je perfekt mund të goditesh. Ndeshja u kontrollua nga ne duke mos lënë hapsira.

Ishte mungesë përqëndrimi një moment te penalltia. Para se Partizani të shënonte 2-1 kishim një rast flagrant që mund të shkonte 3-0. 10 minuta mungesë përqëndrimi, por më pas i morrëm masat me ndërrimet. Jam i kënaqur nga lojtarët që hynë nga stoli.


Pse nuk arrini rezultate me ekipe më të dobëta se Partizani?

Edhe me Kukësin ne e kemi dominuar totalisht në çdo aspekt. Kjo punë do dhe pak fat, nuk ka lidhje me motivimin pasi këtu ka përgjegjësi. Emri i Partizanit të motivon vetë. Kemi dominuar shpesh por nuk kemi marrë rezultate.


Merkato? Largime dhe Afrime?

90% e ekipit nuk largohet, s’ka shanse. Do të afrojmë lojtarë për kampionatin që sa vjen e vështirësohet. Do të ishte fatale nëse do të na gënjejë mendja. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të punojmë akoma më fort pasi nuk kemi arritur asgjë. Dy fazat e tjera do të jetë shumë ndryshe.”