Rezultatet “surprize” te kampionatit shqiptar vazhdojne. Pasdite humbi Egnatia kryesuese dhe pak ore me vone humbet edhe Partizani i vendit te dyte i cili eshte mundur me rezultatin 1-2 nga Erzeni ne “Air Albania”.

Të kuqtë janë befasuar nga Erzeni, i cili ka fituar me shifrat 1-2. Vetëm 12 minuta lojë i mjaftuan shijakasve për të gjetur rrugën e rrjetës.

Mihana bën gjithçka mirë në zonë dhe me një goditje mjaft të bukur e dërgoi topin në rrjetëm vetëm një minutë përpara fundit të pjesës së parë, Kahrimanoviçi dyfishoi rezultatin për Erzenin.

Partzani ngushtoi diferencat në minutën e 54-t. Bintsuka goditi topin me kokë dhe e dërgoi atë përtej vijës fatale, duke i çuar shifrat në 1-2. Por goli i tij i shërben vetëm statistikave, pasi Partizani u largua pa asnjë pikë nga stadiumi.


Partizani 1-2 Erzeni

(Bintsouka 53′ / Mihana 11′, Kahrimanovic 42’p)