Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, ishte i lumtur për barazimin ndaj Laçit të skuadrës shijakase. Sipas tij, shifrat 3-3 në këtë ndeshje do shërbenin për moralin e skuadrës e cila është kompletuar me vështirësi.
“Mënyra se si shkoi ndeshja, na shkoi malore e madhe. Por ekipi tregoi forcë karakteri. Pas rezultatit 3-2 besoi deri në fund dhe arriti9 të merrte një pikë jashtëzakonisht shumë të vlefshme për moralin e ekipit. Por ky ekip është i ri.
Sadiki ka 3 seanca stërvitore, Kahrimanoviç vetëm 2. Plus dy lojtarë, një argjentinas dhe një brazilian nuk ia dolëm të merrnim federimet ne kohë. Ekipi ra fizikisht dhe nuk kishim ndërrime. Futa një 18-vjeçar nga akademia dhe mendoj se bëri shumë mirë, komplimente për të.
Unë pres edhe një goditje në sulm. Mihana ka vetëm 3 ditë me ekipin, është zgjedhja ime personale. Pres edhe një goditje në repartin e sulmit për të plotësuar organikën. Tani duhet të përqendrohemi tek ndeshja e rradhës me Vllazninë”, tha Deliallisi për “MCN” pas fundit të ndeshjes.