Ne ndeshjen e se premtes ndaj Egnatias, per here te pare ne kete kampionat ne formacionin e Vllaznise do te mungoje sulmuesi anesor Liridon Latifi.

Kjo natyrisht qe e ka vene para nje dileme edhe stafin teknik se cilin lojtar do te aktivizonte ne vendin e tij, por sot mesa duket edhe kjo ka marre zgjidhje.

Trajneri Brdariç ka provuar ne vendin e tij ne seancen e sotme te aktivizoje Arsid Krujen. Ai e ka bere edhe me pare kete detyre dhe do ta beje edhe ne ndeshjen e rradhes.

Latifi ne fakt eshte nje nga pikat me te forta te Vllaznise se ketij sezoni dhe sigurisht qe mungesa e tij do te ndihet, megjithate stafi eshte i bindur se lojtaret e tjere qe do te luajne do te bejne figuren e duhur ne fushen e lojes dhe do ta fitojne kete ndeshje./SHKODRA-SPORT.COM/