Dy boksierët shkodranë, Kristian Demaj dhe Kristian Shytani që kanë marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë qenë të pafat duke mos zënë vende të para, megjithatë janë vlerësuar nga organizatorët për nivelin e paraqitur. Demaj është vlerësuar me kupën e boksierit më luftarak bashke me Pervizajn sepse ndeshja e tyre eshte vleresuar me e bukura, ndërsa Shytani nuk ka arritur dot të konkurrojë në finale pas dëmtimit që ka pësuar në ndeshjen gjysmëfinale të fituar ndaj një boksieri kosovar.
Nga ana tjetër, kombëtarja shqiptare e boksit ka arritur të marrë vetëm një medalje ari pikërisht në peshën 69 kilogramë ku Albi Sorra I ka sfiduar të gjithë duke merituar vendin e parë. Edicioni I sivjetëm I turneut ndërkombëtar “Adem Jashari” u zhvillua në Gjakovë për dy ditë me rradhë dhe në të kanë marrë pjesë boksierë shumë cilësorë nga 10 vende të Europës. Ka rënë në sy prania e kombëtares bullgare që kishte ardhur me sportistët më të mirë dhe po ashtu edhe ajo e Gjermanisë. Pikërisht, Kristian Demaj në finalen e peshës 91 kilogramë, është ndeshur me kosovarin Albon Pervizaj që është kampion Gjermanie dhe pas një lufte të fortë, gjyqtaria ia ka dhënë fitoren këtij të fundit. Por Demaj bashke me Pervizajn jane vlerësuar për mënyrën e të boksuarit dhe për këtë arsye jane vlerësuar nga gjyqtaria me kupën e boksierit më luftarak. Ajo që të vjen keq është dëmtimi I Kristian Shytanit I cili ndonëse fitoi në gjysmëfinale dhe arriti të siguronte daljen në finale ndaj një boksieri maqedonas, nuk ka arritur të ndeshet dot si pasojë e një dëmtimi dhe për këtë arsye mjekët nuk e kanë lejuar të ndeshet duke I hequr kësisoj mundësinë e marrjes së medaljes të artë. Pavarësisht kësaj, paraqitja e dy shkodranëve në këtë turne mund të konsiderohet shumë pozitive.
Gjergj KOLA