Miliona lekë gjobë pritet të vendosë FSHF për Partizanin dhe Tiranën. Derbi i djeshëm mes tyre pa akte të shëmtuara nga tifozët, që disa herë ndërprenë ndeshjen me lëndët pirotenike të hedhura në fushë.
Stola të thyer, mjete të forta në fushë dhe hyrja e ultrasve në tapetin e gjelbërt, do sjellin edhe pasojat për klubet.
Disiplina do detyrojë klubet që të kompesojnë dëmet në “Air Albania”, teksa nuk përjashtohet mundësia edhe e ndeshjeve me dyer të mbyllura.
Si klub organizator, të kuqtë kishin përgjegjësinë për mbarvajtjen e takimit, që në fund fusha për pak mund të kthehej në një arenë përleshjesh.
Sende të forta në fushë, stola të thyer, lëndë piroteknike dhe pushtim fushe, këto janë disa nga pikat ku Disiplina do bazojë dënimin e klubeve, teksa tanimë është “prerë fatura” e gjobës./newsport/