Marash Kumbulla nuk po kalon një moment fort të mirë te skuadra e Romës, teksa që kur është vendosur në krye të pankinës verdhekuqe Zhoze Murinjo, minutat e mbrojtësit shqiptar kanë qenë me “pikatore”.

Shumë skuadra janë pas Kumbullës, por së fundmi në mediat italiane po qarkullon lajmi se Napoli po shfaq interes shumë të madh ku drejtori sportiv i të kaltërve, Kristiano Xhuntoli e dëshiron në ekip 21-vjeçarin.

Duke parë hapësirat e pakta mbrojtësi shqiptar do ta mirëpriste këtë ofertë, duke parë se me shumë mundësi do të formonte një dyshe në qendrën e mbrojtjes totalisht shqiptare së bashku me Amir Rrahmanin, nëse Kumbulla do të shihet si titullar nga stafi napoletan.