Egnatia ka mposhtur në transfertë Laçin me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore.

Në minutën e 7-të të sfidës Kasa kërcënoi portën e Selmanit i cili bëri një pritje të mirë. Pas disa minutave ishte Fernando ai që tentoi sërish, por portieri i Laçit u tregua i vëmendshëm duke mbrojtur portën.

Por në të 23’ ai nuk mund të bënte asgjë përballë Paulauskasit i cili qëndronte përballë tij ku më pas shënoi golin e avantazhit. Pak përpara mbyllje së pjesës së parë Kasa shënoi të dytin, por arbitri ia anuloi për pozicion jashtë loje. Kështu pjesa e parë u mbyll në avantazhin e Egnatias.

Në pjesën e dytë të dyja ekipet patën mundësi të shënonin por asnjëra nuk arriti ta bënte. Ndeshja u zgjat shumë për shkak të një momenti kulminant teksa kurbinasit kërkuan 11 metërsh, por arbitri ua mohoi pas rishikimit të skenës në VAR. Kështu Egnatia ngjtet në vendin e 4 me 30 pikë ndërsa Laçi pozicionohet në vendin 6-të me 29 pikë.

LAÇI 0-1 EGNATIA

23′ Paulauskas