Momente paniku për skuadrën e Southampton dhe gjithë shqiptarët, teksa sulmuesi Armando Broja ka marrë një goditje të rëndë në fytyrë gjatë një dyluftimi.

Goditja që 20-vjeçari mori nga portieri ishte me brryl, ndërsa i del gjak nga syri, me stafin mjekësor që i vjen menjëherë në ndihmë.

Në këtë mënyrë Broja detyrohet të lërë fushën e lojës i gjakosur, ndërsa paniku kaplon stafin e skuadrës angleze, në duelin që Southampton zhvilloi me Watfortd, teksa kjo e fundit fitoi me shifrat 2-1.