Eufori, është ajo që ndien Italia pas suksesit në çerekfinalet e “Euro 2020”-ës kundër Belgjikës. Në përfundim të sfidës së luajtur në Mynih, trajneri i “Axurrëve”, Roberto Mançini, ka folur për mikrofonat e “Rai Sport”: “E merituam fitoren. Lojtarët e mi u treguan të jashtëzakonshëm në paraqitje.

Është e qartë që vuajtëm në dhjetë minutat e fundit sepse ishim të lodhur. U treguam të zotë, edhe pse mund të kishim shënuar ndonjë gol më shumë. Ishte një paraqitje e madhe dhe meritonim edhe të mos vuanim në fund. Po përmirësohemi, por rruga është ende e gjatë.

Falënderoj lojtarët për ndeshjen që luajtën, e dija që do të kishin zhvilluar një paraqitje të tillë. Spinacola? Shpresojmë të mos jetë asgjë e rëndë, por dinamika e incidentit nuk ishte e bukur. Tani duhet të rikuperojmë energjitë, me Spanjën do të jetë një tjetër ndeshje e madhe”.

25 minuta vuajtje në fillim, por Italia duroi…

25 minuta vuajtje jo. Ishte një ndeshje shumë e hapur, por jo vuajtjeje. Vuajtje patëm pak në fund, por qëndron sepse shpenzuam shumë energji.

Rezultati minimal është arritur?

Nuk kemi pasur asnjë rezultat minimal në fillim. U nisëm për të kërkuar të japim maksimumin e mundësive tona. Rruga është ende e gjatë.

Tani luani me Spanjën.

Të shijojmë këtë fitore. Komplimente djemve që u treguan shumë të zotë.

Cilat janë ndjesitë?

Jam i lumtur për nga mënyra se si luajtëm, vërtet shumë mirë. Falënderoj djemtë, isha i sigurt që do të kishin luajtur kaq mirë.

Spinacola?

Na vjen keq. Nuk e meritonte. Ishte njëri nga më të mirët e Europianit. I dërgojmë një përqafim, na vjen shumë keq.

A ishte penallti?

Penalltinë nuk e pashë, të gjithë më thonë që ishte shumë i dyshimtë. Do të kishim merituar ne ndonjë gol më shumë. Përveç kësaj nuk mund të bënim më shumë, tani të rikuperojmë forcat sepse e radhës do të jetë e vështirë. Ndërkohë shkojmë në “Wembley” duke ditur që mund të themi ende shumë. E dimë që do të përballemi kundër një kombëtareje të madhe si Spanja. Tani rikuperojmë, më pas të përgatitemi.

Si e shikoni skuadrën?

E kam parë gjithmonë në rritje konstante, ndeshje pas ndeshjeje, edhe në sfida të vështira, jemi përmirësuar gjithmonë. Kam parë këto, dëshirën për të bërë mirë, për t’u ringritur pas dështimit në Botëror. Por, mund të bëjmë edhe më mirë.

Jeni sërish në qendër të diskutimit…

Ka kaluar kohë që kur po flitet për lumturi brenda kombëtares, merita është e gjitha e djemve që kanë nisur këtë rrugëtim duke u përmirësuar gjithmonë. Jam krenar që i stërvit dhe që kam lojtarë si ata. Tani të mos vendosim limite.