E konfirmuam gjate dites se sotme me lajmin se tashme ka nisur stervitjen me ekipin e Burrelit dhe largimin nga Veleçiku e ka bere te ditur edhe vete lojtari.

Donat Toma nuk do te jete me pjese e koplikasve. Permes nje postimi ne rrjetet sociale ai ka falenderuar te gjithe per bashkepunimin qe kane patur ne dy vitet e qendrimit te tij tek kjo skuader.

“Nga sot nuk do te jem me pjese e Veleçikut. Falenderoj kryetarin per korrektesine qe ka treguar per ekipin, stafin teknik, tifozat e mrekullueshem qe na kane mbeshtet ne çdo ndeshje.

Dhe gjithe çunat e ekipit per gjithe keto vite shume te mira qe kalove me ju.Ju uroj shume suksese ne vazhdim. Respekte”- shkruan ai.

Sulmuesi 22 vjeçar ka nisur tashme stervitjen me Burrelin dhe ne ditet e ardhshme pritet edhe hedhja e firmes ne kontrate me kete ekip ku shpreson te shenoje sa me shume gola per te justifikuar besimin e stafit teknik.
www.shkodrasport.com