Vetem pak dite ka mbetur pa skuader mesfushori shkodran Denis Dyca. Pas largimit nga Burreli, ai i eshte bashkuar ekipit te Veleçikut.
Drejtuesit e ketij ekipi sigurisht qe kane mbetur te kenaqur sepse tashme do te kene nje element cilesor me shume ne dispozicion per gjysmen e dyte te sezonit.
Dyca nuk gjeti shume hapesira tek Burreli, ndonese ne momente te caktuara ka qene edhe i pafat per shkak te ndonje demtimi dhe keto ishin arsyet qe vendosi te largohej nga kjo skuader.
Por kuptohet qe nje lojtar me cilesi te tilla siç ai i ka, nuk mund te qendronte shume pa skuader. Ne Koplik jane te kenaqur me afrimin e tij, megjithate presin edhe te tjera perforcime sepse pjesa e mbetur e sezonit do te kete nje gare te forte mes disa ekipeve per t’i shtuar renies nga kategoria.