Sezoni i kaluar ka sjellë “shpërthimin” e tij. Duke u stërvitur fort, ai fitoi besimin e trajnerit dhe u shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për Vllazninë. E njëjta situatë edhe sivjet, paçka se prej javësh ka qenë larg fushës për shkak të një dëmtimi. E kemi fjalën për mbrojtësin 22 vjeçar të skuadrës shkodrane Denis Pjeshka. Në pamje të parë duke e shikuar nga shkallët e stadiumit, duket se kemi të bëjmë me një karakter të fortë, siç është edhe luftarak në fushë por jo.

Përmes kësaj interviste të mëposhtme, do të mundohemi të shohim se kush është Denisi edhe jashtë fushe. Ai është një nga më të talentuarit të Vllaznisë dhe ka pranuar të rrëfehet për gazetën tonë. I ri në moshë, por premtues shumë për të ardhmen. Ja intervista me të:

-Denis Faleminderit që pranove të jesh pjesë e kësaj interviste ndryshe. Them ndryshe sepse ne do perpiqemi të nxjerrim në pah disa detaje të Denisit që nuk njihen nga të tjerët. Duke ju uruar suksese dhe një vit të mbarë vijojmë me pyetjet. Si është të jesh një futbollist pak a shumë në qendër të vëmendjes?
– Në rradhë të parë faleminderit për intervistën dhe suksese edhe ju, një vit sa më i mbarë.Sa për pyetjen tuaj, të qënurit në qendër të vëmendjes ka anët pozitive, por dhe negative në disa raste.

-Si është një ditë e thjeshtë e jotja nga fillimi deri në fund?
-Që në mëngjes duhet ushqyer, pastaj stërvitja, vakti i drekës përsëri, pushim dhe gjumë, pasdite palestër dhe në qoftë se ka kohë për një kafe. Domethënë e kam komplet ditën e projektuar.

-Mes gjërave të mira dhe shumë të mira që ke, kë do të vecoje më shumë?
-Familja dhe futbollin janë dy gjërat e mia më të mira dhe më të shtrenjta.

-Në këtë periudhë festash dhe atmosfere, si i kalon Denisi ato, a ka diçka të vecantë apo të zakonshmet (deri ne 12 me të shtepisë, pastaj me shoqërinë?!).
-Normalisht siç u takon festave, familje dhe shoqëri.

 -Çfarë të pëlqen dhe nuk të pëlqen tek vetja?
-Ndoshta jam pak egoist.

-Përveç futbollit, cili pasion tjetër të rrëmben menjëherë?
-Noti , tenisi dhe të shikoj formula 1.

-Përvec stërvitjes fizike, si kujdesesh që të jesh gjithmonë në formë të mirë?
-Rregjimi dhe trajtimi ushqimor ka të bëjë shumë.

-Cili është ushqimi yt i preferuar?
😎 Lazanja dhe pica.

-Cili është një nga vendimet më të vështira që të është dashur të marrësh në jetë?
-S’kam pasur akoma një vendim aq të rëndesishëm.

-2018-a besoj do jetë një vit me dëshira për ty,e cila është ajo më e madhja që dëshiron ta realizosh këtë vit?
-Ndoshta të kap kombëtaren, asgjë nuk është e pamundur apo jo?!

-Po marrëdhënien me vajzat si e ka një futbollist kaq i bukur sa ju?
-Nuk jam aq i bukur 😂 ama mundohem të kem sa më pak marrëdhënie me gocat.Dua të kem fokus tek futbolli .

-Sa gola i ke kushtuar vajzave në përgjithësi?
-Golat e mi shkojnë gjithmonë për babin 😇

-Cila është cmenduria më e madhe që ke bërë?
-Mendoj që se kam bërë akoma dicka të tillë që mund të quhet cmenduri.

-Denis ju uroj suksese e ju falenderoj për kohën tuaj…
Faleminderit ty Pamela. Ishte kohë e bukur.

Intervistoi: Pamela RROKU