Memfis Depaj ka një akord për t’u larguar nga Barcelona, por sidoqoftë vijon të ndjekë grumbullimet me shokët.

Sipas “Corriere dello Sport” ai pretendon një klub ku t’i garantohen 8 milionë euro në sezon përfshirë bonuset.

Kjo kërkesë ka shqetësuar tej mase drejtuesit juventinë, të cilët po mendojnë për Arkadiush Milikun.

Ky i fundit mezi pret të rikthehet në Itali ku më parë ka luajtur për Napolin.

Huazimi dhe blerja mund të mbylleshin me 10 milionë euro, çka duket se e ka kthyer polakun në një pistë preferenciale.