Vllaznia e femrave u kualifikua mbremjen e djeshme per ne fazen play-off te “UEFA Women’s Champions League”. Ne ndeshjen e luajtur ne Petrovac te Malit te Zi, ajo ka fituar me rezultatin e ngushte 1-0 ndaj kampiones se Sllovakise Spartak Myjava, fale golit te shenuar nga sulmuesja Jehona Shala ne fundin e pjeses se pare.

Ndeshja e djeshme ka qene shume e rendesishme sepse do ta kualifikonte ekipin shkodran serish per te kaluar ne mes 32 skuadrave me te mira te kontinentit dhe per t’i motivuar edhe me shume futbollistet e tij, mesohet se presidenti Lazer Matija u ka premtuar atyte edhe nje shperblim te majme.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se shperblimi i premtuar eshte prej 15 mije eurosh dhe do t’i shperndahet pjestareve te ekipit ne ditet ne vijim. Nje shifer e tille do t’i gezoje edhe me shume futbollistet dhe pjestaret e stafit teknik pas festes se mbremshme te kualifikimit.

Ne fakt presidenti Matija gjithmone e ka shperblyer ekipin per suksese te tilla, por ajo qe vihet re eshte indiferenca e madhe e institucionit te futbollit shqiptar apo dhe e pushtetit lokal ne Shkoder.

Ndonese urimet e titullareve ne tyre nuk mungojne, por ne fakt perpos tyre duhen edhe shperblime sepse Vllaznia e femrave po arrin suksese shume te medha ne arenen nderkombetare e kete e tregon me se miri fakti qe ne kater vitet e fundit eshte kualifikuar tre here ne mes 32 skuadrave me te mira te Europes./SHKODRA-SPORT.COM/