HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDeputeti Doshi sërish pranë Vllaznisë, tani premio dyfish më të madhe

Deputeti Doshi sërish pranë Vllaznisë, tani premio dyfish më të madhe

Pavarësisht se në asnjë moment nuk është shfaqur publikisht, deputeti i Shkodrës, Tom Doshi, ka shprehur se do të jetë sërish afër Vllaznisë, me mbështetjen e tij financiare edhe në këto takimet të fundit të këtij sezoni.

Nga burime pranë klubit bëhet me dije se deputeti i Shkodrës ka vendosur një tjetër premio, e cila është dyfish më e lartë se në takimet e shkuara.

Mësohet se Doshi ka akorduar 10 milionë lekë premio për fitoren e Vllaznisë në takimin e së shtunës ndaj Luftëtarit.

Nga sa mësohet, Doshi ka kohë që po mbështet financiarisht lojtarët në këtë periudhë.

Por, në kushte të tilla mbështetja e tij është edhe më e madhe. Në këto pozita as vetë lojtarët nuk do të dëshirojnë një premio prej 10 milionë lekësh të vjetra sesa një mbështetje të gjithanshme./panoramasport

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments