Vllaznia ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se nga dita e nesërme(e enjte) do fillojë shitja e biletave, për ndeshjen e së dielës kundër Kukësit. Kuqeblutë kanë treguar se është shtuar një pikë shitje biletash për këtë sezon dhe do jetë e disponueshme nga kjo ndeshje.

Çmimet e biletave variojnë nga 200 deri në 1500 lekë të rinj. Derbi i veriut i sheh të dyja skuadrat në kërkim të fitores së parë, teksa kujtojmë që Vllaznia e nisi me humbje kampionatin, teksa Kukësi mori barazim.

Postimi i Vllaznisë:

KF Vllaznia bën të ditur se nga dita e nesërme do të nisë shitja e biletave të ndeshjes Vllaznia- Kukësi që do të luhet ditën e dielë në orën 19.30 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Ju njoftojmë se për këtë sezon, përpos pikës së zakonshme në sportelet pranë stadiumit, biletat do të shiten edhe pranë dyqanit UNIVERSAL në adresën: Rruga Qemal Draçini, Tek Pallati “Exalco”, Shkodër.

Në këtë dyqan biletat do të shiten që nga dita e nesërme deri ditën e ndeshjes, ndërsa në sportelet pranë stadiumit, shitja do të fillojë ditën e premte dhe deri të dielën.