Partizani do të luajë derbin e kryeqytetit ndaj Dinamos, të premten në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 16:45.

Së fundmi klubi i kuq me anë të një njoftimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” ka bërë me dije çmimet e biletave për këtë ndeshje.

Çmimi varion nga 300 lekë të reja dhe 1000 lekë të reja. Në tribunat C, D1, E, F, G dhe H bileta do të kushtojë 300 lekë të reja.

Ndërsa në tribunat A1, A2, B1 dhe B2, bileta do të kushtojë 1000 lekë të reja.

Tifozeria e Dinamos do të ketë në dispozicion tribunat: B1, B2, H1 dhe H2.

NJOFTIMI I KLUBIT TË PARTIZANIT –

“”NJOFTIM PËR ÇMIMET E BILETAVE

⚽FK PARTIZANI – FC DINAMO

🗓️ E PREMTE 29 PRILL ⏰ 16:45

🗣️Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Selman Stërmasi” do te jenë:

🎫Biletat në Tribunat: A1, A2 dhe B1, B2 do të kushtojnë 1000 Lek (të reja)

🎫Biletat në Tribunat: C, D1, E, F, G dhe H do të kushtojnë 300 Lek (të reja)

📍Tribunat: B1, B2, C, D1, E, F, dhe G sektorët do të jenë në dispozicion të tifozerisë së 🔴🔴

📍Tribunat: B1, B2 dhe H1, H2 do të jenë sektorët e rezervuar për tifozerinë 🔵🔵

🔻Biletat mund ti siguroni duke filluar nga dita e enjte ora 10:00 deri në orën 19:00 pranë pikës së shitjes në stadiumin🏟️ “Selman Stërmasi”.