Kylian Mbappe nuk ka qënë shpesh në faqet kryesore të mediave këtë sezon, gjithsesi shifrat flasin në favor të tij. Francezi është gati të mbyllë sezonin më të mirë në aspektin e golave, duke qenë thuajse mesatarisht një gol për çdo 90 minutësh.

Sulmuesi 24-vjeçar ka realizuar 40 gola në 41 ndeshjet e këtij sezoni me PSG-në, përkthyer në shifra 0.98 gola për ndeshje. Mesatarja më e mirë për të në 6 sezonet e kaluara në kryeqytetin francez, duke përmirësuar ndjeshëm shifrat e edicioneve të kaluara.

Në kampionatin francez, sulmuesi ka shënuar 28 gola dhe dhënë 5 asistime në 32 ndeshje, ndërsa kontribut me 7 realizime ka dhënë në Champions League e 5 gola të tjerë në Kupën e Francës. Mbappe ka dhuruar performancë fantastike edhe me kombëtaren franceze, ku ka shënuar 12 gola në 14 ndeshje.

Kupa e Botës në Katar konfirmoi edhe njëherë gjakftohtësinë e tij para portës kundërshtare, pasi realizoi 8 gola në 7 ndeshje për ta udhëhequr kombëtaren e “gjelave” drejt finales së madhe, ku e humbi vetëm pas gjuajtjeve të penalltive ndaj Argjentinës. Shifra që mund të përmirësohen nga ana e ish-lojtarit të Monacos, që ka në dispozicion edhe dy sfida për të tundur sërish rrjetën e rivalëve.