Kryebashkiaku aktual i Shkodres Bardh Spahia ka nder mend te ofroje disa risi ne katervjeçarin e ardhshem (nese e merr kete mandat) edhe ne fushen e sportit. Dhe ajo çfare beri pershtypje perpos investimit ne infrastrukture dhe financim te shoqatave sportive, ishte edhe diçka tjeter shume domethenese.

Ne projektin e tij, te paraqitur ne takimin qe pati me sportiste e trajnere, u be e ditur se pritet te nenshkruhet edhe nje marreveshje me Universitetin “Luigj Gurakuqi” me disa pika:

* Ofrimi i të gjitha infrastrukturave tona sportive me kosto zero në shërbim të departamentit të edukimit fizik dhe sportit për mësimdhënie dhe gara të ndryshme universitare.

• Lehtësim për mbështetjen e studentëve –sportistë cilësorë për përfitim të bursave në mbulimin e tarifës së shkollimit.

• Dyer të hapura për studentët e këtij fakulteti në rritjen e kompetencave të tyre dhe shkëmbimin e eksperiencave për zhvillimin e sportit.

Ajo qe te ben me shume pershtypje padyshim qe ka ofrimi i bursave per sportistet cilesore. Nje mundesi e mire kjo qe ato te mos e braktisin Shkodren dhe Vllaznine, por te vazhdojne te perfaqesojne me dinjitet kete emer./SHKODRA-SPORT.COM/