Ish- drejtori i Partizanit Dritan Dervishi k dhene nje interviste per “Panorama TV” ku eshte ndalur gjate edhe tek trajneret. Ndonese ai jeton e punon prej vitesh ne futbollin italian, eshte shprehur se per ne Shqiperi me te preferuarit duhet te jene trajneret ballkanas.
“Ta them me sinqeritet që presidenti nuk po gabon fare, se besoj se nuk ka humbur asgjë. Nuk pashë asgjë të re te Partizani. Ky më është dukur ndër kampionatet më të dobëta të Superligës, i dobët në shumë aspekte, në mënyrën e lojës, në dhunën që përdor në futboll, nuk më pëlqeu fare ky kampionat.
Zekiç te Partizani? Unë jam shumë kurioz ta shoh. Këtë trajnerin e njoh personalisht dhe jam kurioz ta shoh në Shqipëri. Më kanë folur mirë për të. Unë kam qenë me Partizanin kur luajtëm me Sherifin, e kishim kundërshtar dhe në atë ndeshje me sa kujtoj bënë lojë të mirë ofensive. Shkolla kroate është shkolla ideale për futbollin shqiptar, jo vetëm trajneri, por edhe metodologjia në sektorin e të rinjve.
Janë eksportuesit më të mirë të futbollit, shesin me shuma marramendëse. Nuk vjen nga paratë që shpenzojnë, se në Superiore ka klube që shpenzojnë më shumë se klubet kroate, por nga planifikimi i punës që bëjnë më të rinjtë.
Dështim i italianëve në Superiore? Vetëm mua nuk më takon të flas keq për shkollën e trajnerëve italianë, është shkolla më e rëndësishme botërore. Nga Koverçiano kanë dalë më të mirët. Por ata që vijnë atje nuk janë brezi “A”, janë trajnerë normal, punëtorë. Por për mendimin tim janë trajnerët ballkanas të duhurit. Kroatë, serbë, pse jo.
Partizanit i duhet një trajner i mirë. Shpeshherë acarohem me një formë racizmi ndaj të huajve, veriut, jugut… Duhet të jetë i aftë, unë besoj te njerëzit e aftë, nëse është i aftë nuk ka rëndësi. Jam kurioz të shoh në punë këtë trajnerin kroat.