Vllaznia prezantoi dje në stolin e skuadrës trajnerin e ri. Mirel Josa për të tretën herë vendoset në drejtimin e shkodranëve, teksa në Maqedoninë e Veriut kanë zbardhur edhe dëshirën e teknikut 58 vjeçar.

Sipas “Info-Sport”, Josa ka dëshirë të ketë në ekip gardianin e Shkëndijës së Tetovës, Bekim Rexhepi. 25 vjeçari dy sezonet e fundit i ka kaluar te Skënderbeu në huazim, teksa duket se do këkrojë një tjetër ekip me rënien e korçarëve në Kategorinë e Parë.

Lojtari do rikthehet te tetovarët, ndërsa Vllaznia e kërkon me formulën e huazimit për të blinduar portën. Megjithate per momentin kjo levizje mbetet ende ne kuadrin e thashethemeve te merkatos.

Shkodranet jane te fokusuar maksimalisht tek fundi i ketij sezoni dhe duan ta mbyllin ashtu si duhet, pa bere edhe shume plane per te ardhmen sepse ne fund te fundit, keto plane do te behen edhe nisur nga realizimi apo jo i objektivit te ketij sezoni.