Alban Tafaj eshte i mendimit se me largimin e trajnerit Thomas Brdaric, duhej te largohej edhe stafi i tij, me te cilin punoi. Tafaj, i ftuar ne studion e emisionit “Sport News Plus” ne televizionin “News 24”, foli per Vllaznine, duke u shprehur se shkodranet duhet te merrnin nje trajner tjeter, pas largimit te Brdariç dhe jo Plorin, per vete momentin negativ, qe po kalonin kuqeblute pas humbjeve.

Tafaj u shpreh se me nderrimin e trajnerit skuadra shkodrante duhet te reagonte, por nje gje e tille nuk ndodhi. Megjithate, ai theksoi se pavaresisht cdo gjeje, Vllaznia mbetet nje skuader ambicioze.

“Vllaznia eshte nje skuader, e cila vjet ka zhvilluar nje kampionat mjaft te mire. Deri nga fundi, ka qene rivalizuese per titull dhe fillimi i ketij sezoni e gjeti me pretendime akoma me te bindur dhe me te qarte, qe do te luftonin per titull.

Pak a shume, mentaliteti i tifozerise, i vete ambientit, qe eshte atje, eshte shume sportdashes. Emri i Vllaznise, qe hyn te elita e sportit tone bente qe, pse jo te enderronte dhe te punonte per t’u shpallur kampion.

Projekti qe kishin, vazhdimesia me te njejtin trajner, ishte pjese pozitive, por une kam qene skeptik ne momentin e largimit te trajnerit Brdaric. Mendoja se do ishte per mire qe me largimin e trajnerit Brdaric, duhej t’u largonte edhe stafi.

Te qenit te marre pergjegjesine e trajnerit domethene, Plori eshte nje trajner, qe e kemi pare trajner te pare. Nuk e kemi pare trajner te dyte, per hir te se vertetes, me klubet qe ka qene.

Mire ishte qe Vllaznia te shikonte dicka tjeter dhe mbase qe ne ato momente, u kishte dashur nje trajner tjeter, me komplet stafin e ri. Zakonisht, ne momente te caktuara me ndryshimin e trajnerit, skuadrat edhe reagojne, por nuk u pa nje reagim i tille dhe nxitimi qe ka qene besoj per te kapur stacionin e fundit, qe eshte nepermjet finales se Kupes se Shqiperise, me nje trajner te eksperiences.

Me nje trajner qe pak a shume e njeh edhe grupin e Vllaznise, sepse Josa duke drejtuar e ka pasur te thjeshte per t’i njohur skuadrat, aq me teper kur do ballafaqohet me nje skuader qe e ka drejtuar vete. Pra, jane perputhur disa gjera me sa kuptoj une.

Kjo levizje per mua, eshte dashur qe per te mire te Vllaznise, te behej me shpejt, qe ne momentin e pare. Megjithate, Vllaznia eshte nje skuader ambicioze.

Ka lojtare cilesore brenda skuadres, por qe ka lojtare qe nuk e kane dhene maksimumin e tyre, si Latifi p.sh. Latifi eshte nje lojtar cilesor dhe prisja shume nga ai, por une mendoj dhe shpresoj qe me eksperiencen dhe pergatitjen e trajnerit Josa, do te thosha qe eshte nje vlere e shtuar e Vllaznise, qe per hir te se vertetes, qe pervec se tradites, di te luaje bukur futboll”,-mbylli prononcimin e tij, ish-trajneri i Tiranes, Alban Tafaj.

Maringlen ZHIVANI