Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ua ka dorëzuar drejtuesve të klubit listën e dëshirave për afatin kalimtar të janarit dhe këtë listë e ka siguruar e përditshmja spanjolle “Don Balon”. Gjithnjë sipas kësaj të fundit, portieri i Athletic Bilbaos Kepa Arrizabalaga pritet të transferohet në “Santiato Bernabeu” gjatë janarit për t’i bërë konkurrencë portierit aktual Keylor Navas.Po ashtu, muajin e ardhshëm do të synohet të përforcohet mesfusha, në mënyrë që në pjesën e dytë të sezonit “Los Blancos” të jenë më të fortë.

Ndërkaq nuk pritet të ketë përforcime në sulm, edhe pse një gjë e tillë është e nevojshme, duke e pasur parasysh se Karim Benzemas po i mungojnë golat.Reali humbi nga Barcelona 0:3 dhe përforcimet janë më se të nevojshme.