Lille po kalon një sezon të shkëlqyer këtë vit në Ligue 1. Francezët vazhduan serinë e rezultateve pozitive mbrëmjen e djeshme, ku fituan 2-1 kundër Montpellier në ‘Pierre Mauroy’.

Një fitore e rëndësishme e arritur në minutat e fundit të takimit, ku golin e fitores e shënoi ish-mesfushrori i Bayernit, Renato Sanches.

Mesfushori portugez jo vetëm i dha fitoren Lille, por regjistroi dhe disa rekorde në ndeshjen e djeshme. Sanches arriti ta godasë 5 herë portën, ku 4 goditje shkuan në kuadrat.

Ai kompletoi 10 driblime, rekord për kampionatin francez këtë sezon. Gjithashtu, Renato rikuperoi 8 herë topin, duke vendosur një rekord për ekipin e tij.

22-vjeçari u transferua këtë sezon në Francë për shumën e 20 milionë €. Sanches nuk kishte shumë hapësira tek bavarezët dhe zgjodhi një aventurë të re tek Lille, ku është kthyer në një nga lojtarët kyç të ekipit. /abcnews/