Ish- futbollisti i Milanit, Andriy Shevchenko u intervistua nga “La Gazzetta dello Sport’ me rastin e 120 vjetorit të klubit “kuqezi”.

Shevchenko foli për shumë tema në këtë intervistë speciale, që nga fitimi i “Topit të Artë” me Milanin e deri tek dëshirat që ka ai për klubin milanez në këtë 120 vjetor.

“Topi i Artë”? Fitimi i tij me fanellën e Milanit më dha një lumturi të jashtëzakonshme, ishte ekipi për të cilin ëndërroja të luaja që fëmijë. Sigurisht, golat që shënova me Ukrainën në Kupën e Botës më ndihmuan shumë”.



Andriy, çfarë dije për Milanin kur zbarkove në Milano
?
Unë njihja Sacchi dhe Capello nga Milani. E dija që kishte qenë një ekip i shkëlqyeshëm edhe në vitet e largëta, me Nereo Rocco. Si fëmijë isha tifoz, ishte klubi që ndoqa më shumë, pas Dinamo Kiev.

Pashë ndeshjet në TV, mbaj mend finalen e Ligës së Kampionëve, të fituar në Barcelona kundër Steaua, edhe tjetrën e humbur me Olympique Marseille. Ai ekip mbizotëronte edhe kundër Barcelonës së Cruijff. Unë e doja Milanin, për këtë doja të vija të luaja te kuqezinjtë.