Ky sezon i Besëlidhjes mund të quhet më plot gojë një dështim total teksa skuadra ka marrë rezultate tepër negative që e kanë zbritur në vendin e fundit në tabelën e renditjes në Kategorinë e Parë.

Në fillim të sezonit u shkarkua trajneri Alban Bruka dhe vendin e tij e mori Nikolin Çoçlli, por edhe atij gjerat nuk i shkuan ashtu si duhet dhe u zevendesua nga Artan Bano por as ky i fundit nuk arriti të ringrinte ekipin ndaj ditën e sotme është larguar nga stoli i lezhianëve, bën me dije shtypi i shkruar.

Në krye të skuadrës pritet të vijë përkohësisht Alert Alcani, i cili u emërua drejtor sportiv pak javë më parë.

Për këdo që do të marrë drejtimin e lezhianëve, objektivi mbetet i njëjtë: Shpëtimi i sezonit me çdo kusht./newsport/