Ne prag te ndeshjes me Vllaznine, trajneri i Dinamos Bledar Devolli ka dhene nje prononcim per mediat ku padyshim qe eshte shfaqur optimist per te marre nje rezultat pozitiv pas nje ndeshje te mire qe mendohet te zhvillojne ne Shkoder. Ja si eshte shprehur ai per gazetaret sot:
“Kemi punuar fort dhe mendoj se kemi bërë zgjedhjet e duhura për nesër. Dua të kemi shpejtësi dhe cilësi në ofensivë. Shpresoj të bëjmë një ndeshje të mirë dhe me rezultat nesër.
Vllaznia ka një prej ekipeve më të mira dhe më pëlqen loja e tyre, por kanë edhe ata pikat e tyre të dobëta dhe ne duhet t’i godasim aty. Rikthehet Sofranac por mungon Imami, Reginaldo dhe Malikji që u lëndua sërish në stërvitje dhe na prishi planet, por do të marrim masat pasi grupin e kemi.
Duhet të jemi agresivë dhe mendoj se do të kemi rezultat. Duhet të marrim më shumë përgjegjësi, nga unë i pari. Kemi folur edhe me lojtarët, duhet të shpëtojmë sezonin. Nesër kam besim tek kthesa.”-deklaroi tekniku i Dinamos.
Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për “blutë” e kryeqytetit që pas tetë javësh pa fitore kërkojnë kthesën, në mënyrë që t’i shpëtojnë zonës së rrezikut, pasi aktualisht renditen në vend të tetë me 20 pikë.