Trajneri i Kukësit, Bledar Devolli nuk i fshehu emocionet e forta pas kualifikimit në finalen e Kupës së Shqipërisë. Verilindorët eliminuan Tiranën me rezultat të përgjithsëm 1-2 dhe shkojnë në finale për herë të 5-të në historinë e tyre. Tekniku i kuksianëve, në MCN TV, u shpreh se nuk i intereson kë do të ketë në finale, ekipi i tij nuk ka frikë askënd.

“Jam i lumtur për djemtë pasi kanë vuajtur, jam i lumtur për klubin, për veten sepse më në fund erdhi dita. Kemi vuajtur shumë për të ardhur në këtë ditë.

Pjesën e parë patëm probleme sepse Tirana luante 3-5-2, morëm masa në pjesën e dytë. Patëm mundësi për të barazuar ndeshjen. Ky është futbolli, do na plasi zemra ndonjë ditë.

Nuk më intereson kë do të kem në finale. Është ndeshje teke, s’kam frikë të dali kush të dojë. Djemtë japin maksimumin në fushë.

Kemi punuar me shumë seriozitet, gjëja kryesore që kemi futur është pozitiviteti. Kemi harmoni dhe ky është sport kolektiv, pa këto nuk shkon asgjëkundi. Ja ku janë frytet e punës”, tha Devolli.