Trajneri i Kukësit, Bledar Devolli, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij u mposht 2-0 nga Teuta.

Devolli deklaroi se skuadra nuk ka pasur fatin me VAR-in, ndërsa shtoi se në finalen e Kupës do të japin gjithçka për ta fituar.

Mendjen dhe zemrën e veshët i kemi më 14 maj, sot patëm ndryshime pasi patëm lodhje, dëmtime dhe zemrën ta japim në 14 maj dhe nuk e vë në dyshim se e di çdo të ndodhë. Pjesën e parë luajtëm me frikë, ne të Kukësit e kemi fatin kundër me këta të VAR-it, por s’kemi ç’të bëjmë dhe do t’i respektojmë të gjithë.

Pjesën e dytë bëmë një pjesë të mirë edhe pse Teuta bën një presing të fortë shkuam tek porta, nuk humbasim topin dhe bëmë një ndeshje të mirë dhe kjo më kënaq, klubi ka fituar një lojtar si Hilaj dhe do të jetë vlerë e shtuar.

Kam besim dhe tani më shumë se kurrë se kemi eliminuar Partizanin dhe Tiranën, do të japin shpirtin në fushë. Por kjo punë do edhe pak fat.