Trajneri i Kukësit, Bledar Devolli një ditë para ndeshjes me Tiranën është shprehur se verilindorët do të synojnë fitoren në këtë transfertë. Tekmiku i verilindorëve theksoi se Kukësi do të mundohet të përfitojë nga momenti negativ i bardhebluve për të garantuar pikë të vyera në luftën për mbijetesë.

Kukësi do të luaj të shtunën në prën 15 kundër Tiranës në stadiumin arena kombëtare në kuadër të javvës së 31 të kategorisë Superioe. Trajneri I verlindorëve në konferencën për shtyp u shpreh se ekipi I tij do të kërkojë vetëm fitoren kundër bardhebluve të cilët vijnë nga një moment negative në kampionat.

“Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne, pasi jemi të uritur për pikë. Nëse do arrijm që të bëjmë detyrat tona si duhet, jam I bindur që do të marrim një rezultat pozitiv përballë Tiranës”.

Devolli shprehu bindjen se përtej klasifikimit Kukësi do arrijë që në fund të sezonit të mbijetojë në elitën e futbollit shqiptar.

“Skuadra ka cilësi për të mbijetuar në elitën e futbollit shqiptar. Kam ardhur këtu pasi besoj te kjo organikë futbollistësh dhe jam I bindur se nëse do arrijmë të jemi bashkë në çdo moment, mbijetesa do të jetë për ne një mision I mundur”.

Pas 30 javësh në kategorinë superior Kukësi mbyll tabelën e klasifikimit 26 pikë ndërsa Tirana pozicionohet në vendine 6 me 40 pikë.