Kukësi ka mbyllur përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Dobi dhe stafit të tij për përballjen e sotme me Egnatian në Kukësi Arena në orën 15:00 për javën e 9-të të Abissnet Superiore.

Verilindorët syojnë të vazhdimësinë pas 3 fitoreve rradhazi ndërsa Egnatia vjen pas 4 ndeshjeve pa fitore dhe është në kërkim të kthesës me trajnerin e ri, Shpëtim Duro.

Enkeleid Dobi i duhet të llogarisë mungesën e yllit të ekipit, Edison Ndreca, i cili javët e fundit është kthyer në një motorr në krahun e majtë.

Mbrojtësi kaplotësuar numrin e kartonëve dhe duhet ta bëjë pushim këtë javë. Një mungesë tjetër është ajo e Gyasi i cili nuk është rikuperuar akoma nga dëmtimi i dy javëve më parë.