Dëmtimet vazhdojnë të jenë një makth për Vllazninë. Esin Hakaj është dëmtuar ndaj Teutës dhe as dje nuk ka dalë në stërvitje.

Mesfushori boshnjak, Elvedin Heriç, pas tërheqjes që pësoi në ndeshjen e fundit në Durrës, do të qëndrojë edhe 2 javë jashtë fushave.

Ndërkohë, Latifi vijon fazën riaftësuese dhe nuk ka shanse të rikthehet në stërvitje edhe për të paktën një javë.

Sot pritet të nisë stërvitjen pas katër javësh jashtë fushave mesfushori Lorik Boshnjaku, i cili e ka kaluar dëmtimin, por nuk ka shanse të jetë ndaj Partizanit.

Vllaznia vijon pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje te premten ne ora 17.45 ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Partizanit, ku pavaresisht mungesave do te kerkoje vetem fitoren.