Skënderbeu mori një humbje 1-0 në ndeshjen direkte për mbijetesë ndaj Kastriotit. Në përfundim të sfidës për mikrofonat e “Super Sport” ka folur trajneri i korçarëve, Migen Memelli.

“Këtu erdhëm për një finale të radhës, u përballem me një kundërshtar që kishte bërë mirë në javët e fundit. Tentuam të mos i linim kundërshtarit hapësirat e duhura. Terreni ishte pak i vështirë për të dyja skuadrat. AI episod vendosi ndeshjen. Skuadra nuk u dorëzua për asnjë moment. Përballjet do të bëhen më të egra në këtë fund kampionati .Shpresoj të bëjmë një ndeshje të mirë ndaj Dinamons.”

“Episodi i fillimit mendoj që mund të ishte evituar edhe pse e dimë se si funksionon ambienti këtu. Nuk do të na penalizojë. Do të mundohemi të mbyllim një pozicion vakant. Nuk e kemi pasur skuadrën e plotë. Po na ndodh javë për javë. Këto episode nuk na pëlqejnë aspak, por ja që ndodhi.”

“Po të them se çfarë ndodhi do dalë trajneri i Katriotit dhe do thotë se çfarë ndodhi. Keni hall se kam frikë? Unë ha grusht dal edhe unë edhe Çela. Bajrami hëngri grusht dhe doli me të kuq i shkreti. Përsa i përket Zguros duhet të qetësohet, mund të ishte futur në dhomat e zhveshjes dhe mund të evitohej ajo gjë. Gjithsesi ai kishte plotësuar numrin e kartonëve. Unë jam njeriu i fundit që mund të dorëzohet në këtë skuadër.”

“Me Vllazninë bëmë lojë, edhe portieri nuk është në ditët e tija më të mira. I thashë që të zgjohet dhe të bëjë atë që bëri vjet. Ju e patë episodin. Sot dhuruam Kastriotit tre pikë të arta, por nëse bëjmë maksimumin në ndeshjen e ardhshme.”