Egnatia mori një barazim 0-0 në transfertë me Laçin. Në përfundim të kësaj sfide për mikrofonat e “Super Sport” ka folur trajneri Zekerija Ramadani.

“Kjo ishte ndeshja e parë që kishim përballë Laçin që ishte në vështirësi psikologjike pas humbjes së fundit. Me Lacin përpara ka qenë e pamundur të marrim pikë. Futbollisti më i mirë ka qenë Bruno Puja, u munduam që të mos linim shumë hapësira. U shpërblye pror dhe me pak fat.”

“Fati ishte në anën tonë, duhet të jemi të kënaqur edhe pse kishim mundësi të fitonim. Kishim ardhur që të bënim maksimumin dhe të tregonim shpirtin luftarak. Këtu shumë skuadra më të forta se ne kanë dështuar.”

“Nuk është se nuk tentojmë nga krahët, kundërshtarët na bllokojnë. Ne do të ngulim këmbë që të kemi hapësira dhe mundësi. Kemi kualitetin e duhur që të ndryshojmë stilin e lojës.”

“Ademi kishte dhimbje në një gatitje me Kastriotin dhe sot ka luajtur me kokrra kundër dhimbjes.”

Egnatia shpërblim ekstra

“Këtë ja lëmë presidentit, kemi një njeri të rregullt në aspektin financiar. Tani i marrim pagat në datën 2 ose 3, por dëshira për të shpërblyer ekipin ekziston. Jemi me fat për presidentin që kemi.”