I ftuar në emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia, sekretari i klubit të Vllaznisë, Blendi Dibra, u shpreh se ndeshja me Partizanin ishte mjaft e bukur dhe prentedime për arbitrimin ka gjithmonë.

Sigurisht ne kishim llogaritë tona, fitorja na mbante në Kupat e Europës, rreziku i afrimit të Tiranës ishte prezent. Ekipi doli i vendosur në fushë dhe të dyja ekipet luftuan, gjithmonë ka polemika.

Ne si drejtues duhet të jemi më të qetë, drejtuesit e Partizanit ishin pak më të frustruar në këtë ndeshje. Edhe ne kemi pas pretendimet tona, na mungon një gol i pa dhënë ndaj Kukësit dhe do ishim një gol më shumë, pra pretendent direkt për titull.

Ishte një ndeshje e denje midis dy pretendetëve dhe Laçi me Teutën bënë lojën e tyre, fatkeqësi e madhe ishte që nuk kishte tifozë të pranishëm, dhe logjikja është pse mos të ishin në stadium por në kafe, dhe tifozët e Partizanit duheshin në stadium.

Është përjetuar shumë, ka pasur nota negative kur flitet për një tolerim të Partizanit kundër Kamzës për me zbrite Vllazninë, por nuk duhet trajtuar kështu. Duhet të pranojmë që mbetemi në garë për titull, duke llogaritur që vitin e kaluar kemi pasur një sfidë për “play-out” ndërsa sivjet jemi për titull. 

Xhaferi futi dhe premiot duke i nxitur dhe më shumë lojtarët për të triumfuar. Vendimi i arbitrit na dëmton të gjithëve jo vetëm Partzanin, është një rast i Avdiajt në pjesën e parë që mund të jepej, por kështu ndodh. Si drejtues një vendim i gabuar na dëmton të gjithve, dhe është e ekzagjeruar për të shkuar në prokurori për një rast.

Duhet pasur kujdes se çfarë përcjellim si drejtues, ne jemi ndëshkuar si klub për praninë e tifozëve, ndërsa drejtuesit e Partizanit ankohen jo fusha, jo tifozët”.