Pas presidentit Xhaferi, drejtorit Djarmati dhe trajnerit Brdariç qe dolen hapur kunder arbitrimit ne ndeshjen e djeshme ndaj Laçit qe u shoqerua me anullimin e nje goli ne favor te Vllaznise, ka reaguar edhe sekretari i klubit shkodran Blendi Dibra.
Permes nje postimi ne rrjetet sociale, ai shpjegon pse goli i Djurdjevic ishte i rregullt duke iu referuar edhe rregullores apo dhe ndonje rasti analog. Ja çfare shkruan Dibra:
“….në lidhje me golin e anulluar të Vllaznisë në ndeshjen Laçi-Vllaznia të gjithë po flasin po asnjë nuk asht në gjendje me tregu se n’çfarë rregullit e mbështesin atë që flasin.
E meqë nuk lexojne por as nuk shohin, për sqarim:
1. Në aspektin e rregullit të aplikuar, Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) (lexoni postimin origjinal në twitter 7 Qershor 2021) duke fillu nga sezoni 2021-22, ka ndryshu rregullin duke përcaktu se:
“Prekja aksidentale e topit me dore nga nje shok i skuadres perpara shenimit te golit dhe prekja aksidentale me dore duke krijuar nje mundesi shenimi NUK quhet faul”.
2. Në zbatim praktik: Ndeshja e luajtur diten e premte, date 4 Shkurt 2022, ndermjet Middlesbrough dhe Manchester United 1-1, lojtari i Middlesbrough, Matt Crooks shënon pas asistit të shokut tij të skuadres i cili e prek dukshem topin me dore, ku dora nuk ndodhet ne pozicion natyral dhe e hapur!
Goli jo vetëm konsiderohet i rregullt po edhe VAR nuk e ven ne diskutim rregullsine e ketij goli!
…..lexoni, shihni pastaj dilni në media dhe gjykoni”