Java e 18-te e kategorise Superiore do te dhuroje edhe nje çift mjaft interesant, ate qe do te ndeshet me njeri- tjetrin pasditen e sotme ne “Niko Dovana”, pikerisht Teuten me Laçin.

Perveç rivalitetit ne mes dy ekipeve qe synojne vendet e para te renditjes, kjo sfide eshte edhe nje perballje ne mes dy trajnereve shkodrane qe i drejtojne ato, Edi Martini qe do te jete i ulur ne pankinen durrake dhe Armando Cungut qe eshte ne pankinen e Laçit.

Duke folur ne prag te ketij takimi, Martini do te shprehej: “Çdo ndeshje eshte e veshtire, perballe kujtdo skuadre qofte. Laçi eshte nje ekip qe ka nje kundersulm mjaft te mire, ka lojtare te shpejte dhe me eksperience.

Gjithsesi mendoj se i kemi marre masat e duhura per kete gje. Me Cungun jemi shoke, por ne jemi profesioniste dhe duhet ta bejme mire punen tone. Sido qe te shkoje ndeshje, ne do te jemi prape miq.

Teuta ka patur disi probleme ne perballjet e fundit me kurbinasit, por une nuk mendoj se do te ndodhe edhe kete here dhe prandaj jemi te vendosur per ta fituar kete ndeshje dhe prandaj do ta munde Cungun”.
www.shkodrasport.com