Në Shkodër raportohej me të drejtë lajmi i mrekullueshëm: “Latifi i Vllaznisë”. Të gjithë e duartrokitën këtë lëvizje të kuqebluve.
Cilësitë e lojtarit anësor njiheshin qysh herët nga sportdashësit shqiptarë. Ishin të bindur se do bënte mirë falë kapacitetit të mrekullueshëm sportiv.
Si për t’iu përgjigjur shkodranëve menduan në Tiranë. Partizani bëri goditjen e bujshme. Ergys Kaçe u vesh i kuq dhe pritej të bënte diferencën në kryeqytet.
Javët kaluan njëra pas tjetrës. Latifi në Shkodër është rritur gradualisht, ndërsa Kaçe ende është shumë larg pritshmërive.
Statistikat i japin të drejtë Vllaznisë. Deri më tani, Latifi ka realizuar 3 gola si dhe ka dhënë 5 asiste.
Te Partizani, Kaçe jo vetëm që nuk ka bërë asnjërën nga të dyja, por edhe minutat në fushë ende i ka të limituara. Krejtësisht jashtë forme, asnjë kontribut për 16 herë kampionët e Shqipërisë.
Të paktën deri tani. Nga Shkodra vjen selami i parë nga drejtuesit. Një kundërshtar direkt e kanë kaluar jo vetëm përmes garës sportive, por edhe në përzgjedhjen e saktë të futbollistëve të afruar në merkaton e verës./newsport/