Big Brother VIP Albania është kryeqendra e lajmeve mediatike. Reality Show kryeson nivelet e shikueshmërisë dhe vëmendja më e madhe duket se është për banorin, Luiz Ejlli.

Shkodrani është më i përfoluri, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë teksa historia e tij ka mbërthyer të gjithë shqiptarët.

Mbështetja është e madhe për të edhe nga bota e sportit. Kapiteni i Kastriotit, Karakaçi, ndau një foto në rrjetin e tij social teksa kishte dërguar plot pesë vota në mbështetje të Luizit.

Suporti për shkodranin nuk kishte si të mungonte nga ekipi i Vllaznisë teksa kapiteni i ekipit Gurishta sëbashku me shkodranin tjetër Herald Marku, si dhe elbasanasin Dajan Shehi e vlonjatin Ardit Hoxhaj, kanë shfaqur mbështjetjen e tyre në rrjete sociale me hashtagun #MeLuzin.