Vllaznia arriti një fitore fantastike me përmbysje ndaj Partizanit në transfertë, në javën e 16-të të Superiores për të vazhduar të qëndrojë në garë për titullin.

Pas sfidës, presidenti i kuqebluve, Alban Xhaferi u shpreh i lumtur për këtë fitore të skuadrës dhe se deri në fund të merkatos Vllaznia do të bëjë një goditje të fortë.

“Rëndësia e fitores ndaj Partizanit padyshim qe rritet edhe më shumë ngaqë kishim disa mungesa të rëndësishme, por të mos harrojmë se ne në skuadër kemi 24 futbolliste dhe kjo u pa edhe në ndeshjen e sotme ndaj Partizanit ku lojtaret qe ishin në fushe dhanë më të mirën dhe prandaj erdhi edhe suksesi”

Sa i takon merkatos, po bëjmë më të mirën dhe besoj se deri në fund do të kemi një goditje të fortë”, përfundoi presidenti Xhaferi i cili duket shume i vendosur per ta mbajtur Vllaznine ne nivele te larta dhe konkurruese deri ne fund per titullin kampion.