Flamurtari ka zyrtarizuar afrimin e fantazistit nga Brazili, Erik Flores Bonfim.

Ish-i i Kukësit rikthehet dhe njëherë në Shqipëri, kësaj radhe për të luajtur në Kategorinë e Parë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke i uruar mirëseardhjen Erik Flores Bonfim, me këtë të fundit që pritet të bashkohet menjëherë me skuadrën.