Ky sezon i elites se futbollit se futbollit shqiptar do te ule siparin diten e enjte, kur eshte planifikuar te zhvillohet edhe java e fundit. E vetmja dileme qe mbetet per t’u zgjidhur tashme, eshte skuadra e katert qe do te shkoje ne Europe.

Tirana, Laçi dhe Partizani jane tre skuadrat, qe kane arritur te sigurojne nje bilete per ne arenen europiane kete sezon. Nderkohe qe, bileta e katert do te diskutohet mes Kukesit, Vllaznise dhe Teutes, qe do te shpresojne deri ne frymen e fundit.

Shanset e Teutes jane vetem nese Vllaznia humb ndaj Kastriotit dhe Kukesi ndaj Tiranes. Ne çdo rezultat tjeter te ketyre dy ekipeve, durrsaket dalin jashte loje e kjo do te thote se per ta shanset jane shume te pakta.

Gjithashtu, nje rol te rendesishem per vendin e katert qe shkon ne Europe, e luan edhe finalja e Kupes se Shqiperise mes Vllaznise dhe Laçit.
Maringlen ZHIVANI