Diten e sotme ne Peje, eshte zhvilluar turneu nderkombetar i xhudos “Judo for Peace”, ku moren pjese rreth 200 garues nga te gjitha klubet e Shqiperise, Kosoves dhe Malit te Zi.

Ky turne u organizua nga Federata e xhudos se Kosoves. Pjesemarres ne kete turne ka qene edhe ekipi i xhudos se Vllaznise, qe drejtohet nga trajneri Luigj Shkoza.

Keshtu, ekipi shkodran arriti te fitoje nje medalje te argjendte dhe nje medalje bronzi me sportistet e tyre.

Me konkretisht, Kasandra Kovaçi fitoi nje medalje te argjente ne peshen 63 kg. Nderkohe, Xhovani Shkoza mori nje medalje bronzi ne peshen 73 kg.

Duhet thene se eshte nje pune e mire qe behet prej vitesh tashme nga familja Shkoza per formimin e xhudisteve cilesore dhe arritjen e sukseseve te ekipit te Vllaznise ne xhudo.
Maringlen ZHIVANI